Xhinset me lule, tendenca e kësaj pranvere

Motivet e tilla bëjnë që rrobat e garderobës të duken atraktive

Motivet me lule këtë sezon janë në modë, posaçërisht në xhinse, ashtu si kemi pasur mundësi t’i shohim edhe në Javët e Modës në New -York, Londër, Milano dhe Paris.

Të ngushta, të gjera, në formë thesi apo klasike, mund t’i vishni pothuajse në çdo rast, përshtaten shkëlqyeshëm edhe me pjesën e rrobave njëngjyrëshe, si edhe me dizenjo me lule.

Çdo gjë është e lejuar, rekomandojnë krijuesit e modës, nga kombinimi me t-shirt, xhaketë lëkure dhe bluzë të tejdukshme, deri te variantet më elegante.

Motivet e tilla do të bëjnë që çdo pjesë rrobash të garderobës të duken shumë atraktive.

Aplikacionet me lule që gjenden anash xhinseve, mund të jenë edhe të shpërndara nga pjesa e përparme apo së paku në to të jetë i qepur materiali me dizenjo lulesh, aplikacionet janë të imëta dhe të mëdha.

Dhe, është e sigurt, që nuk do të gaboni nëse vendosni për variantin bardh e zi apo variantin oriental.

Edhe nëse jeni adhurues i elegancës apo i stilit më komod, me siguri nuk do të jeni i pavëmendshëm me modelet e popullarizuara me lule.