Xhinset, veshja qe kushton me pak, sepse rron me shume

Sipas studimit mbi veshjet femerore te studiuesve te muzeut te shkences ne Londer. Kini se paku nje pale xhinse ne dollapin tuaj?

Mire, atehere mund te konsideroheni gra praktike dhe, mbi te gjitha, me aftesine per te bere pazar, duke pare qe xhinset e perjetshme jane veshja me raportin me te mire cilesi/cmim ne te gjithe garderoben femerore.

Dhe ata qe e thone kete jane shkencetare te “Science Museum” te Londres, te cilet ‘kane futur hundet’ ne 3 mije dollape grash per te llogaritur raportin kosto-perdorim ne cdo veshje (vlere qe nxirret duke ndare cmimin e paguar per cope dhe numrin e hereve qe eshte veshur), duke zbuluar qe xhinset jane “mire per konsum” por dhe per te shkelqyer gjithashtu, duke pare qe arrijne koston me te ulet (pejashtim bejne te brendshmet intime dhe trikot).
RAPORTI CMIM-CILESI – Me fjale te tjera, ne baze te llogarive, nese nje pale xhinse kushtojne mesatarisht rreth 40 sterlina (gati 48 euro) dhe vishen 428 here te mira perpara se te perfundojne ne koshin e mbeturinave, kjo do te thote qe i keni paguar me 9 pens (ose 11 qindarka ne euro) cdo here qe i keni veshur.

Perkundrazi, nje pale strece, qe ulin shenjueshem buxhetin tuaj, duke pare qe nuk shkojne me shume se 10 sterlina (12 euro), ju kushtojne ne realitet 15 pens (apo 17 qindarka) per secilen nga 68 heret qe i keni veshur, nderkohe qe nje xhakete ka nje kosto prej 10 pens (12 qindarka ne euro) per perdorim, ndonese vishet plot 575 here ne jete.

Siç u tha, dhe siç ishte edhe logjike te pritej, veshjet e brendshme dhe bluzat rezultuan si veshjet me “ne avantazh” te garderobes femerore, edhe pse ne rastin e pare nuk jane perfshire recipetat, te cilat, perkundrazi, me 11 pensat e tyre (13 qindarka ne euro) per 162 perdorime jane veshja e trete me pak “fitimprurese” pas streceve dhe pantallonave (14 pens, 16 qindarka per 176 perdorime).

Studimi londinez eshte kryer me mbeshtetje te linjes ekspozuese “Trash Fashion: Designing Out Waste” dedikuar kerkimit te zgjidhjeve inovative per te pakesuar impaktin e perdorim-dhe-veshjeve ne mode me qellim krijimin e nje stili qe eshte vertet me kursime./Aktualiteti/

Komento