Zakonet e lumturisë

Ne të gjithë kemi zakonet tona, ndër të cilët edhe e qeshura dhe e buzëqeshura, që përsërisim në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës.
Secili nga këto zakone korrespondon me linja nervore në trurin tonë. Sa më shumë që ne përsërisim një veprim të menduar aq më e madhe bëhet kjo linjë, ashtu sikundër ndodh me një rrugë që rrihet shumë shpesh nga makinat, apo nga këmbësorët. Kur ne krijojmë një zakon, ai pastaj rregullohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mendja jonë jokoshiente.
Kështu që nuk do të jetë një surprizë mësimi i fajit se njerëzit që nuk janë të lumtur shpesh e kanë për zakon që të jenë të tillë dhe njerëzit e lumtur kanë zakon të mbajnë fort linjën e kësaj gjendje shpirtërore.
Lajmi i mirë është se krijimi i zakoneve të vogla të reja mund të sjellë rezultate shumë të mira, madje mjaft të kënaqshme. Sigurisht që ka nga ata të cilët kanë shkaqe reale dhe shumë serioze në themel të mungesës së lumturisë, apo trishtimit, të cilat duhet që të shihen me kujdes për t’u shëruar, apo ndrequr.
Por ndërkohë mund të provojmë me ushtrimet e ndryshme që krijojnë brenda nesh zakonin e mirë të buzëqeshjes, qeshjesh dhe vetë lumturisë. Janë zakone të cilat mund t’i ushtrojmë përditë dhe përmes ushtrimit të të cilëve mund të shohim vetë përmirësimin e jetëve tona. Nëse i praktikojmë përditë këto ushtrime lumturia jonë do të rritet proporcionalisht.
Madje ka psikologë të cilët konsiderohen si “psikologët e lumturisë”, që mendojnë se ushtrimi i buzëqeshjes do të na çojë shumë pranë lumturisë së vërtetë, duke na ndryshuar një sërë zakonesh të këqija. Në vend që të përpiqemi të lëmë zakonet jo të mira që kemi, ne mund të fillojmë nga zëvendësimi i tyre me zakone të mira.
Për një nga eksperimentet e bëra për këtë arsye është mbledhur një grup njerëzish të depresionuar dhe u është bërë një skanim i trurit. Ky skanim është përqendruar në lobin e majtë të trurit, një zonë që u korrespondon mendimeve dhe ndjenjave të lumturisë.
Sikundër pritej, këta persona dolën që ishin depresivë. Ndërkaq, mjeku që kryesonte eksperimentin u tha vetëm që gjatë tre muajve të ardhshëm të bënin tri gjëra në mënyrë të vazhdueshme. Ja çfarë duhet të bënin këta persona:
Të qeshnin dhe të buzëqeshnin për 20 minuta çdo ditë; 2. Të ecnin për rreth 20 minuta në ajër të pastër çdo ditë; 3. Të përqendroheshin në mendime të lumtura dhe kujtime që i sillnin kënaqësi. Në fund të muajit të parë secili prej këtyre personave raportoi se në fakt krahasuar me një muaj më parë situata e tyre ishte më e mirë dhe ata ndiheshin disi më të lumtur.
Pas tre muajsh ata iu nënshtruan një skaneri tjetër të trurit dhe prej këndej doli se edhe situata depresive kishte ndryshuar për mirë.
Brenda tre muajsh ata arritën që të ndryshonin aktivitetin e tyre fizik të rrjeteve të tyre nervore dhe kiminë e trurit vetëm nga ndryshimi i mënyrës së të menduarit dhe nga depresivë nisën që të bëhen shumë optimistë.