Zbardhni dhëmbët me letrën prej aluminit

Zbardhni dhëmbët me letrën prej aluminit Zbardhja e dhëmbëve nuk ndikon ngjashëm në të gjithë dhëmbët. Për shembull, nëse keni dhëmbë të hirtë, zbardhja mund të mos vërehet, e në rast të atyre të verdhë, zbardhja do të duhej të vepronte.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të pastave që përmbajnë përbërës të ndryshëm.

Dhe grimca të imëta që dhëmbët i pastrojnë në mënyrë mekanike dhe rrëshqasin nëpër smaltin e dhëmbëve.

Por, edhe ju vetë mund ta përgatisni pastën natyrale për zbardhjen e dhëmbëve. Përgatitja: Përzieni pak sodë bikarboni me pastën për dhëmbë.

Merreni letrën prej aluminit, e formoni në formë të shiritit, në formë të madhësisë dhe gjerësisë së dhëmbëve tuaj. Masën e fituar e vendosni në letër alumini dhe e vendosni në dhëmbë. Letrën e aluminit me pastë e lini në dhëmbë për një orë. Për efekte të dukshme pastën e vendosni për shtatë ditë rresht.

Për një periudhë të shkurtër kohore mund të zbardhen edhe dhëmbët e zverdhur, e kjo arrihet për disa ditë apo javë. Efekte të dëmshme anësore deri më tani nuk janë shfaqur, ndërsa që edhe smalti i dhëmbëve do të mbetet i padëmtuar me këtë mënyrë të zbardhjes së dhëmbëve tuaj, për të pasur një buzëqeshje të bardhë, për t’ia pasur lakmi që të gjithë.

Komento