Zbulo sekretet e tij

Kureshtja më e madhe për femrat është të dinë se çfarë mendon partneri i tyre gati në çdo moment.

Ca gjëra kuptohen lehtësisht, por për disa të tjera ajo do të bënte gjithçka vetëm që të mësojë se ç’bluan në kokë ai.

Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Pra, për të fituar besimin duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla.

Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja, ekspertët kanë treguar disa prej tyre.

Joshja
Meshkujt joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera. Por, sipas ekspertëve, edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan.
Madje, edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse t’i kalojë pranë.

Largimi
Çdo mashkull e ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i pasionuar i madh pas bilardos, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin.

Premtimet
Meshkujt nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë, por ata ju duan fort. Sipas ekspertëve, meshkujt mendojnë se jeni fantastike, por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të vogël, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.

Fitimet
Kur meshkujt fitojnë ndjehen të rëndësishëm. Në disa çifte janë gratë ato që fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Në fakt kjo është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, sa nuk e kanë të lehtë ta pranojnë.