Zbulohet gjeni për eliksirin e rinisë

Ekipi i hulumtuesve nga Kings College në Londër ka identifikuar tetë gjene të cilat mund të ngadalësojnë procesin e plakjes dhe t’u ndihmojnë njerëzve të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.

Çelësi për ndaljen e plakjes mund të qëndrojë në steroidin e gjetur në gjak.

Nëse shkencëtarët mund të vërtetojnë se si ky steroid i njohur si DHEAS ndahet, procesi i plakjes mund të ngadalësohet, bën të ditur Daily Express.

Nga ekipi hulumtues në Londër thonë se janë duke u kryer studime më të detajuara në këto tetë gjene. Së shpejti këto gjene do të mund të gjenden në shumë kremra “çudibërëse” të cilat përdoruesve të tyre u garantojnë rini të zgjatur.

Edhe pse spekulohet për çmimin, ai ende nuk është në mendjen e shkencëtarëve të cilët theksojnë që i pret ende shumë punë para se t’ia prezantojnë publikut eliksirin e rinisë.

Komento