Zbulohet kura për rënien e flokëve

Zbulohet kura për rënien e flokëveNjë zbulim historik që do t’u rikthejë shpresat miliona njerëzve që vuajnë nga alopecia. Kështu e kanë cilësuar shkencëtarët trajtimin e ri për rënien e flokëve, i cili do të mund të ndryshojë fatin e shumë njerëzve që vuajnë nga sëmundje autoimune.

Sipas hulumtuesve shkencorë tek Qendra Mjekësore Universitare e Kolumbisë, 75% e personave që morën ilaçin e ri “Ruxolitinib” raportuan rritje të flokëve pas një periudhe prej 4 muajsh.

Dr. Julian Mackay-Wiggan, dermatolog dhe profesor i asociuar tek Universiteti i Kolumbisë, premton që shumë shpejt trajtimi do të testohet tek burrat tullacë.

Në testin e parë, 12 pacientë pinë 20 mg ilaç “ruxolitinib” dy herë në ditë për 3-6 muaj. Në fund të trajtimit, tek 7 prej tyre u rritën flokët me 95%, ndërsa tek disa të tjerë filluan të bien flokët pasi ndaluan trajtimin.

Para se të hidhet në treg për përdorim të gjerë për njerëzit që duan të rikthejnë flokët e humbur, shkencëtarët shprehen se do të studiojnë efektet anësore që ai mund të ketë dhe përmirësimin e tij.

Komento