Zbulohet një ilaç që vret kancerin

Zbulohet një ilaç që vret kancerinNjë ilaç vrasës i kancerit është krijuar nga sistemet imune të njerëzve të cilët duken të jenë në gjendje ta luftojnë këtë sëmundje.

The Independent shkruan se së fundmi ka dalë se nuk është se kanceri është patjetër i dobët, por se sistemet imune të disa njerëzve janë posaçërisht të mira që t’i frenojnë tumoret.

Tani shkencëtarët në ShBA e kanë zbuluar një kundërtrup që ata besojnë është përgjegjës, të cilin e kanë shndërruar në një ilaç, i cili sulmon dhe vret qelizat e kancerit.

Profesori Edward Patz, i cili e ka udhëhequr studimin, tha: “Ky është kundërtrupi i parë komplet i dalë nga njeriu i cili është zhvilluar si një terapi kundër kancerit.”

Hulumtuesit pastaj kanë kërkuar prova se këto sisteme imune të njerëzve ishin disi të ndryshme.

Pasi që kanë zbuluar një kundërtrup si kandidat të mundshëm, hulumtuesit kanë testuar ilaçin në qelizat njerëzore në laborator dhe në minj.

Në të dy rastet, kundërtrupi i ka mbyt qelizat e kancerit.

Minjtë e testuar kanë vdekur nga kanceri, por sipas profesorit Patz, kjo ka mundur të ndodhë sepse minjve nuk u është dhënë dozë e mjaftueshme.

Tash hulumtuesit janë të gatshëm që të provojnë t’i përdorin kundërtrupat në pacientet që vuajnë nga kanceri në teste klinike të ilaçit të ri.

Komento