Zbulohet një molekulë që shtyp rritjen e melanomës

Zbulohet një molekulë që shtyp rritjen e melanomësJanë bërë hapa përpara në luftën kundër melanomës malinje falë një ekipi hulumtues italian, i cili ka zbuluar një molekulë që i përket kategorisë së ‘microRNA”, e quajtur MIR-579-3p që vepron si një shtypës të rritjen e tumorit.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “PNAS”, u krye nga Instituti ‘Pascale’ i Napolit, i udhëhequr nga drejtori shkencor, Gennaro Ciliberto dhe drejtori i strukturës komplekse të Onkologjisë Mjekësore të Melanmoës, Paolo Ascierto.

MIR-579-3p kontrollon prodhimin e dy proteinave të rëndësishme të quajtur onkogjenë, që nxisin rritjen e tumorit. Studiuesit treguan se kjo molekulë e vogël, funksionon si shtypës në rritjen e tumorit. Dhe që është i pranishëm me bollëk në qelizat normale, por sasia e saj zvogëlohet gjithnjë e më shumë në momentin që melanoma bëhet më agresive. Fakt akoma më i rëndësishëm është reduktimi i saj i ndjeshëm në melanomat që bëhen rezistente me kalimin e kohës.

Në qoftë se molekula “administrohet” jashtë qelizave të kancerit, nivelet e onkogjeneve zbresin dhe qelizat fillojnë të vdesin. Përveç kësaj, vëzhgimi i rëndësishëm për implikimet e saj të mundshme terapeutike parandalon formimin e qelizave rezistente ndaj dy barnave BRAF dhe MEK.

“Në bazë të këtyre gjetjeve mund të krijohet mundësia, – thotë Gennaro Ciliberto, – për të përdorur përmes teknologjisë Mir-579-3p, si një ilaç për përmirësimin e terapive aktuale. Ndër të tjera, mund të maten nivelet e Mir në gjak si një monitoruese për të parashikuar procesin e sëmundjes dhe zhvillimin e rezistencës ndaj terapive”.