Zbulohet teknika përfundimtare për ta eliminuar celulitin

Zbulohet zgjidhja përfundimtare për të eliminuar celulitin, një problem shumë shqetësues, sidomos për trupin e fermave. Lajmi i mirë për botën e kozmetikës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një teknikë mini-pushtuese që mund të eliminojë jo vetëm celulitin dhe dhjamin e tepërt rreth trupit (përfshirë dhe fytyrën), por edhe për të ngurtësuar, ngritur lëkurën e varur. Pajisja quhet Açusculpt (për fytyrën Açulift) dhe tashmë 2 mijë pacientë në SHBA kanë testuar efektshmërinë e saj.

Teknika e re
Teknika e re ka marrë kohët e fundit dhe certifikimin e sigurisë evropiane. Ajo tashmë është përdorur suksesshëm edhe në Itali nga 86 persona. Sipas zbuluesve të kësaj teknike, ajo është shumë më e saktë dhe më e fuqishme se aparatet e tjera homologe dhe mbi të gjitha ajo është më pak invazive dhe nuk ka efekte anësore, që e bën të përshtatshme edhe për zona të ndjeshme të tilla: si fytyra, ana e brendshme e kofshës, krahu ose gjuri. Açusculpt shkrin yndyrën përmes tubave të vogla (rreth 1 ose 2 milimetra) që lëshojnë nxehtësi shumë pak në dallim nga laserët tradicionale të përdorura deri tani.

Profesor Luka Siliprandi në Institutin e Kirurgjisë Plastike, të Universitetit të Padovës shpjegon se “energjia e laserit nëpërmjet shtresave më sipërfaqësore të dhjamit, çon në tërheqje të lëkurës dhe lifting stimulon prodhimin e kolagjenit natyror të saj. Për këtë arsye, kjo teknikë mund të zbatohet edhe në moshat mbi gjashtëdhjetë vjeç, që kanë elasticitet të dobët të lëkurës. Açusculpt premton heqjen e plotë të dhjamit dhe celulitin me më shumë pak dëmtime në ind se metodat tradicionale e përdorura deri tani.

Ilaçet bimore
Përveç trajtimeve kozmetike për trajtimin e celulitit,
Që kryhen në qendra të specializuara dhe kanë një kosto jo të vogël, ekzitojnë një sërë ilaçesh bimore që vijnë në ndihmë të kësaj patologjie. Këto produkte, që nuk kanë asnjë efekt anësor për organizmin kanë dhënë efekte pozitive jo vetëm për evitimin e celulitit, por edhe për të rënë nga pesha, pa dëmtuar lëkurën.

Tarasako
Tarasako (Taraxacum officinale) është një bimë që njihet për karakteristikat e saj si favorizuese në funksionin tretës dhe depurativ (pastrues) të organizmit, veti këto që rrisin rëndësinë e saj si ndihmëse në dietat për uljen e peshës dhe përmirësimin e funksioneve osteoartikulare. Po ashtu, tarasako ka dhe shumë përdorime të tjera tradicionale. Për shembull, kjo bimë përdoret si laksativ i lehtë, tonik i mëlçisë, diuretik dhe depurativ dhe antiedematoz. Rrënja, që përbën dhe pjesën e bimës që ka vetitë e mësipërme përmban fruktozë, tarasakoside, laktone të hidhura, triterpeni, laktoni sesquiterpenike, sterole etj.

Mormodica
Mormodica është një bimë që rritet në Azi dhe përdoret nga vendasit edhe në ushqimin e përditshëm. Kjo bimë ka efekt ipoglicemizant, pra ul nivelin e sheqerit në gjak, prandaj dhe përdoret në dietat e ndryshme për dobësim, sepse ndikon në metabolizmin e sheqernave. Për efektet që ka kjo bimë nuk rekomandohet të merret nga persona që vuajnë nga ipoglicemia (nivele të ulëta të sheqerit në gjak) dhe nga gratë shtatzëna (edhe pse nuk ka studime të mirëfillta që konfirmojnë këtë kundërindikim). Kjo bimë është e pasur me vitamina dhe minerale si: hekur, kalcium, fosfor, kalium, fibra ushqimore, vitaminë A, C, B1, B3 etj. Përdorime të tjera të kësaj bime janë në: HIV/AIDS, tumore, diabet, etj.

Coleus
Coleus përmban një substancë të quajtur forskolin, që duke stimuluar gjëndrën tiroide bën të mundur humbjen e yndyrave. Por në ndryshim nga efedrina që është përdorur shpesh për këtë qëllim, forskolina nuk ka efekte anësore si rritje e tensionit, takikardi, nervozizëm dhe shqetësime të sistemit nervor. Me kalimin e viteve është gjithnjë e më e vështirë të humbet pesha nën ndikimin e substancave si kafeina, ose duke stimuluar gjëndrën tiroide ose insulinën.

Forskolina është parë që anulon këtë humbje sensibiliteti duke ripristinuar një nivel metabolik të djegies së yndyrave si në një organizëm të ri. Kjo është një avantazh plus për moshat mbi 40-vjeç, te të cilët pilulat dhe sistemet e dobësimit të tipave të tjera nuk janë shumë efektive. Dhe së fundmi, është parë që forskolina ruan muskujt gjatë dietave për dobësim.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse dihet që një pjesë e konsiderueshme e peshës së humbur nga dietat dobësuese i përket muskujve që i jep formën trupit dhe djeg kaloritë. Kjo është arsyeja që shpesh personat në dietë në fund të saj kanë një paraqitje më pak të kënaqshme edhe pse kanë humbur peshë.

Kromi
Kromi është një mineral esencial që ndihmon organizmin të djegë kaloritë, të humbë yndyrat dhe peshën duke ruajtur muskujt. Kromi e ndihmon organizmin të normalizohet nga pikëpamja metabolike dhe stabilizon fazën për një dobësim të sigurt dhe afatgjatë. Pjesa më e madhe e amerikanëve që hanë shumë karbohidrate dhe yndyra zhvillojnë një gjendje në të cilën trupi dërgon kalori në qelizat dhjamore, për ta konservuar aty në vend që ta dërgojë në muskuj për ta transformuar në energji. Kjo bën që jo vetëm të rritet sasia e dhjamit, por edhe ajo e kolesterolit në gjak. Kromi i kombinuar me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike mundëson uljen e peshës. Në prani të një sasie të caktuar, kromi i “dërgon” organizmit kaloritë në vendin e duhur dhe ndihmon trupin të djegë yndyrat. Kromi ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur nën kontroll oreksin.

Glukomanani
Glukomanani ose e njohur ndryshe si rrënja e bimës së konjakut përmban glukomanan që falë fibrave të tretshme, në prani të ujit fryhet duke thithur deri në 100 herë volumin e saj dhe duke bërë që të ndihemi të ngopur me stomakun plot. Përveç kësaj, kjo bimë ul absorbimin e sheqernave, yndyrave dhe kripërave biliare, duke rregulluar edhe nivelin e kolesterolit.

Kajsia
Kajsia përdoret në dietat për dobësim, sepse ka një efekt laksativ, duke ndihmuar transitin intestinal që shpesh është më i ulur në personat mbipeshe. Grupet kërkimore në Universitetin e Okayames prej vitesh kanë fokusuar vëmendjen e tyre te kajsia, duke analizuar në fillim gjethet ku kanë gjetur luteolinen si komponent të rëndësishëm me aktivitet inibitor mbi lipazën pankreatike, substancë kjo në gjendje të ndihmojë në ruajtjen e nivelit fiziologjik të triglicerideve.

Banaba
Është një bimë që rritet në Azinë orientale dhe që përdoret kryesisht si hipoglicemizante dhe kundër obezitetit. Principi aktiv të cilit i detyrohen vetitë ipoglicemizante është acidi corosolic që ka një mekanizëm veprimi insulin-like edhe kur merret nga goja, favorizon përdorimin e glukozës nga qelizat dhe prandaj e quajnë fito-insulinë. Kjo veti e saj e ka bërë që të shihet si trajtim me interes dhe në personat që vuajnë nga diabeti (që janë insulin-vartës), por shumë më pak në diabetin juvenil. Pa diskutim që të shikohet efikasiteti duhet të ndiqet nga një stil jetese korrekt dhe i ekuilibruar.

Studimet klinike kanë parë që marrja e banabes vetëm për 4 javë fillon të japë rezultate të kënaqshme dhe përveç kësaj efekti zgjat deri në një muaj pas marrjes. Lëvizja e niveleve të glukozës në gjak stimulon urinë dhe dëshirën për të ngrënë sidomos të ëmbëlsirave, pra duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak mund të kontrollohet më mirë marrja e ushqimeve pra dhe rënia në peshë.

Acidi corosolic
Përveç gluicemisë, acidi corosolic ndihmon diferencimin e adipociteve (qelizat në citoplazmën e të cilave depozitohen yndyrat dhe që formojnë indin dhjamor), duke ndihmuar edhe një herë në rënien në peshë. Përveç uljes së glikemisë, nga studime të ndryshme është parë edhe një ulje e yndyrave në mëlçi si rrjedhojë e uljes së akumulimit të triglicerideve, duke ekuilibruar kështu situatën totale të yndyrave. Përdorimi i dozave nga 8-48mg të acidit corosolic nuk ka dhënë probleme toksiciteti, prandaj mund të quhet një bimë e sigurt për dobësim.

Megjithatë, për mungesë të studimeve klinike është më mirë të mos përdoret në shtatzëni. Kjo bimë gjen përdorim në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, në mbipeshë, për të luftuar urinë nervore që vjen si rrjedhojë e fluktuacioneve të nivelit të glicemisë dhe për të përmirësuar yndyrat në përgjithësi.

Komento