Zbulohet vaksina që lufton hepatitin C

Zbulohet vaksina e cila mendohet se lufton hepatitin C, ndërsa zbuluesit e saj janë italianë.

Siç informon agjencia Noa.al, bëhet fjalë për një mënyrë të re për të prodhuar vaksinën duke përdorur si bazë një virus shimpanzeje, që është i parrezikshëm për njeriun, por në gjendje të shkaktojë reaksione imunizuese shumë më të fuqishme nga vaksinat klasike.

Mësohet se vaksina ka kapërcyer fazën e parë të eksperimentit mbi njeriun. Ky fakt raportohet nga Science Translational, tek qendra e Bioteknologjisë në Napoli.