Zënka, çelësi për lidhjen e suksesshme

Pakënaqësia e pashprehur rezulton në zemërim të grumbulluar, ndërsa me grindje konstruktive lirohet stresi, kuptohet shkaku i problemit dhe mundësohet komunikimi i mirë.

Zënka nuk duhet domosdo të nënkuptojë diçka të keqe, vërtetojnë edhe shkencëtarët. Zënka një herë në javë është sekreti i lidhjes së fortë dhe të lumtur, zbulon studimi i përbashkët i faqes së internetit Shaadi.com dhe agjencisë për hulumtim të tregut IMRB i kryer në Indi, transmeton “Daily Mail”.

Gati 44 për qind e çifteve të martuara besojnë që grindja në fakt krijon hapësirë për komunikim të mirë. Zënka dhe zgjidhja konstruktive e problemit redukton stresin në lidhje për dallim nga grumbullimi dhe moszgjidhja e tyre. Ekspertët paralajmërojnë që zënka konstruktive është më e mira për zgjidhjen e problemit, ndërsa shtyrja e kohës për ta diskutuar problemin mund të çojë vetëm deri tek akuzimi i njëri-tjetrit.

“Hulumtimi tregon që zënka mund të jetë e dobishme dhe konstruktive, por nuk duhet të harrohet që shumë lehtë mund të rezultojë edhe në të kundërtën, respektivisht në përfundim të lidhjes”, thekson profesori, William Doherty, nga Universiteti Minnesota.

Edhe pse zënkat e caktuara mund të jenë konstruktive, disa mund të jenë edhe jashtëzakonisht destruktive, të dhunshme dhe të hidhura, dhe kështu të jenë te këqija për lidhjen. Por nuk është aq e rëndësishme nëse çiftet zihen, por se si përballen me atë gjë, shton ai.

“Derisa grindjen partnerët të paktën tentojnë të kuptojnë se çka e mundon partnerin, në vend se në qetësi të grumbullojnë hidhërimin dhe më vonë ta akuzojnë njëri-tjetrin. Heshtja mund të jetë vetëm destruktive dhe të çojë deri në fund të lidhjes”, thekson këshilltari i martesave, Bernie Slutsky.

Më së miri është të niset ngadalë, pa akuzime dhe sulme, sepse partneri do të bëhet defansiv, shpjegon profesori Doherty.

Komento