Zëvendësimet ideale për pijet energjike

Uji është burimi më i mirë që gjatë ditëve të nxehta të stinës së verës, apo pas ushtrimeve intensive, ta shuani etjen, por nëse ju kaplon ëndja për një pije me shije më interesante, mos u lidhni menjëherë për pijet sportive apo energjike. Ekziston një numër i madh i pijeve natyrale që janë të shëndetshme dhe me aromë të këndshme.

Çaji i ftohtë nga bimët është zëvendësim ideal për ujin e thjeshtë, krejt çka duhet të bëni është të shmangni kafeinën dhe diuretikët.

Menta është një shembull i shkëlqyeshëm i një zgjedhje të shijshme, por vetëm me kusht që të mos e teproni me sheqer.

Qumështi me sasi të pakët të përqindjes së yndyrës përmban një sasi të shkëlqyeshme të proteinave dhe karbohidrateve që rigjenerojnë muskujt pas një ushtrimi rekreativ.

Njëra ndër pijet ideale pas ushtrimeve të lodhshme është edhe qumështi i kokosit, falë sasisë së lartë të materieve të antioksiduesve që përmban, kalium dhe minerale të tjera.

Shalqiri, pjepri, pjeshka, posedojnë një sasi të mjaftueshme të lëngut që dehidron trupin.