Zgjidhje për gratë shtatzëna

Stilistët për këtë sezon sugjerojnë modele dhe dizajne nga më të ndryshmet për një femër shtatzënë.

Krijuesit e modës, shprehjes standarde ‘nuk kam ç’të vesh’ i kanë gjetur zgjidhje dhe kanë krijuar koleksione të tëra enkas për to. Elegante, sportive dhe shumë komode, për të kaluar një shtatzëni sa më të qetë e padyshim sa më të këndshme.

Format e rrumbullakosura janë përshtatur më së miri me linjën e veshjeve, të cilat e bëjnë akoma më sensuale mamin e ardhshëm dhe mbi të gjitha duke e bërë atë të ndjehet mirë me trupin e saj, i cili transformohet çdo ditë. /Telegrafi/