Zgjidhni ngjyrën e llakut sipas formës së thonjve tuaj

Thonj të shkurtër, të gjatë apo të ngushtë. Dukjen e tyre mund ta përmirësoni me përzgjedhjen e duhur të llakut. Prandaj ju sjellim disa propozime për secilën formë

NËSE KENI THONJ TË SHKURTËR NË FORMË KUADRATI

Llaku rozë, i artë dhe me ngjyrë neutrale është ideal për këtë formë të thonjve. Duken më të butë, por edhe më të gjatë. Nëse keni këtë formë të thonjve, do të ishte mirë t’i shmangni ngjyrat e errëta të llakut, si ato të zeza, të kaltra të dyllta dhe të gjelbra, transmeton gazeta Kosova Sot.

NËSE KENI THONJ TË SHKURTËR DHE TË RRUMBULLAKËT

Për të krijuar iluzionin e thonjve të hollë, llakun mos e aplikoni deri në fund, por lini pak hapësirë. Për këtë lloj të thonjve më shumë ju përshtatet e kuqja, e kaltra në të gjelbër dhe ngjyra pastele e llakut.

NËSE KENI THONJ TË GJATË DHE TË NGUSHTË

Përdorni llakun e kuq dhe të kuq të errët, në mënyrë që thonjtë tuaj të duken sa më elegantë. Po ashtu, ju përshtatet ngjyra rozë, si dhe ngjyra e lëkurës, sepse thonjtë do të duken të shëndetshëm. Shmangni nuancat e kaltra dhe ato vjollcë, sepse kështu thonjtë tuaj do të duken të “lirë”.

NËSE KENI THONJ TË GJATË DHE TË GJERË

Mund të përdorni pothuajse të gjitha ngjyrat e llakut, sepse keni formë të mirë të thoit, në të cilët gjithçka duket mirë. Llaku i mbyllët, ai i çelët, duket për mrekulli.

Komento