Zhdukni celulitin me kripë dhe vaj ulliri

Celuliti është një prej problemeve më të mëdha të femrave në ditën e sotme, sidomos me ardhjen e verës, ku jemi edhe më të ekspozuara.Shpresojmë të jeni duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke ushtruar rregullisht aktivitet fizik.

Për t’ju ardhur në ndihmë, ne do t’ju tregojmë edhe këtë recetë të thjeshtë me 3 përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj dhe që ju ndihmojnë të zhdukni celulitin.

Përbërësit:– Kafe e pjekur ose kafe e thatë– kripë– disa pika vaj ulliriPërgatitja:Përzieni bashkë këto përbërës, masën e të cilëve shtojeni në varësi të zonës me celulit që do ta përdorni.Më pas aplikojeni skrubin në zonën me celulit dhe masazhojeni për disa minuta me lëvizje të ngadalta rrethore. Këshillohet ta përgatisni këtë ritual 1 ose 2 herë në javë.

Komento