Zierja me gaz rrit rrezikun e kancerit

Aroma e mishit të thatë apo e një bifteku mund të jetë mjaft e këndshme gjatë përgatitjes, por gjithashtu mund të shkaktojë kancerin në mushkëri,veçanërisht nëse ato janë zier me gaz.

Tymi i cili shkaktohet gjatë zierjes shkakton një temperaturë mjaft të lartë, ku mund të shkaktohet kanceri.

Kanceri në rritje

Në Kinë, kanceri në mushkëri është në rritje, më së shumti tek ata të cilët punojnë në kuzhinë, ku hapësira është mjaft e kufizuar dhe vaji i zier pamundëson një frymëmarrje të rregullt. Organizata ndërkombëtare e cila merret me kërkimet mbi kancerin, tymin i cili lirohet gjatë zierjes me gaz e kanë cilësuar si kancerogjen.

Ndërsa  hulumtuesit nga universiteti norvegjez për teknologji dhe shkencë në Trondhaim kanë bërë krahasime në mes zierjes me gaz dhe me rrymë , ku zierjen me gaz dhe tymi cili lirohet me këtë rast e kanë cilësuar si kancerogjen. Ata kishin matur tymin i cili ishte liruar me rastin e zierjes së 17 biftekëve, në një mënyrë tipike perëndimore duke përdorur margarinë dhe vaj soja. Rezultatet kishin treguar më shumë naftalinë, një substancë kjo e ndaluar e cila prodhohet gjatë zierjes me gaz. Po ashtu ishte vërejtur edhe një shkallë e lartë e ultrafinmës, e cila depërton thellë në mushkëri.

Sipas disa hulumtuesve, studimet e të cilëve ishin publikuar në ‘Environmental Medicine’, kishin vënë re se substancat kimike të cilat i kishin hasur ata, janë mbi nivelin në të cilat lejohet të punohet. Por ata po ashtu kishin shtuar se tymi i cili lirohet gjatë zierjes shkakton edhe komponente të tjera mjaft të dëmshme. Sipas hulumtuesve, ekspozimi ndaj tymit i cili lirohet gjatë zierjes me gaz detyrimisht duhet të shmanget.

Forma të tjera të kancerit
Zierja me gaz shkakton kancerin në mushkëri, e po ashtu edhe kancerin në fshikëz dhe në qafën e mitrës. Hulumtimet  e mëparshme kishin vërtetuar se një shkallë më e lartë nga rreziku kancerit vërehet tek ata persona që kuzhina  e tyre kryen zierje me gaz, se tek ata që nuk e përdorin gazin për zierje.

Po ashtu pirja e duhanit në shumë vende të botës është shkaktari kryesor i kancerit në mushkëri, për shembull në Tajvan vetëm 10 për qind e grave me kancer të mushkërive pinë duhan, për dallim nga meshkujt ku 86 për qind me kancer në mushkëri pinë duhan.  Një studim i hulumtuesve nga universiteti  ‘Kaohsiung’ në Tajvan,i cili ishte publikuar në  ‘American Journal’ për epidemiologji në vitin 2000, kishte zbuluar se sa më shumë kohë që gratë qëndrojnë duke zier, aq më i lartë është rreziku nga kanceri i mushkërive.