Zvogëloni stresin për ruajtjen e zemrës

Dinamika moderne e jetës përshpejton sistemin nervor dhe ngritja e nivelit të adrenalinës mund të sjellë deri te sëmundje serioze kardiovaskulare.

Numri i personave që vuajnë nga tensioni i lartë është gjithnjë në rritje, thonë ekspertët.

Sipas tyre, gjysma e atyre që vuajnë nga tensioni i lartë kanë edhe frekuenca të përshpejtuara të zemrës, të cilat krijohen si pasojë e hiperaktivitetit të sistemit nervor.

Stresi ndikon në rritjen e aktivitetit të sistemit nervor, andaj ekspertët sugjerojnë se kontrollimi i stresit duhet të bëhet patjetër në mënyrë që të ruhet zemra.

Sipas tyre, mënyra më e mirë për uljen e stresit janë aktivitetet fizike, lënia e duhanit, ushtrimet e jogës, shëtitja, transmeton KosovaPress.

Komento